Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARÓSJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur baros dikë a diçka ose kur barosem; lyerje a spërkatje me barna.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓSJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur baros diçka; mbulim a veshje me bar e diçkaje. Barosja e oborrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Zog i larmë me trup sa të mëllenjës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓSUR (i, e)I mb. Që është i lyer a i spërkatur me barna. Plagë e barosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BAR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Vishet me bar, mbulohet me bar, baron. Barohet mali. Iu baroftë oborri! (mallk.).2. pës. e BARÓJ.✱Sin.: blerohet, barsohet, ble…
Shfaq përkufizimin e plotë →BAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbjell me bar; kthej në livadh (një copë tokë). Pranvera e baroi vendin.✱Sin.: bleroj, barsoj, bleris, gjelbëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bar i keq, bar i padobishëm; barishte. Bar e barojë. Baroja ujëse (bot.) lëkua.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓK,~E mb., art. Që ka të bëjë me barokun, i barokut; i ngarkuar me zbukurime të tepërta. Arti (teatri, kërcimi, karnavali) barok. Stili barok flamand (italian, turk, europian, f…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓK,~UI m., art. Stil artistik, kryesisht në arkitekturë, por edhe në muzikë, në letërsi, në pikturë etj., që lulëzoi në shekujt XVI-XVIII dhe karakterizohej nga një larmi zbukur…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Enë e vjetër; enë e prishur dhe e nxjerrë jashtë përdorimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BAROKÉN,~E mb., art. Barok. Arti baroken. Stil i mahnitshëm baroken. Kishat barokene.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kosh i vogël që bëhet nga lëkura e bredhit dhe përdoret për të mbledhur rrush mali, dredhëza etj.2. keq. Kokë, rradake. - Ta çaj (ta thyej) barokën! (m…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ushqimi që ripërtyp kafsha.2. Ushqim a gjellë pa shije e pa kripë, si bar. Baromë preshi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Titull fisnikërie i pronarëve feudalë etj. në shumë vende të Europës Perëndimore, i cili zinte vendin e katërt në hierarkinë e aristokracisë (dukë,…
Shfaq përkufizimin e plotë →BAR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Vishet me bar, mbulohet me bar; barohet, gjelbërohet. Baron mali (fusha).
Shfaq përkufizimin e plotë →BARONÁR,~E mb. Që lidhet me baronët; i baronit. Sjellje baronare.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET hist. Baroneshë. Barone elegante.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARONÍ,~A f., hist. 1. Nënndarje administrative e kontesë ose feudi nën sundimin e një baroni. Zotëronte një baroni. Shumë baroni u bashkuan për të formuar mbretëri.2. Gjendja ose …
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓR,~E mb. Barishtor. Bimë barore. Kërcell baror.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET arb. Kullotë me bar; livadh, barishte, barinë. Tek ato barore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë