Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Titull fisnikërie i pronarëve feudalë etj. në shumë vende të Europës Perëndimore, i cili zinte vendin e katërt në hierarkinë e aristokracisë (dukë, markez, kont, baron, kalorës); ai që mbante këtë titull. Mban titullin “baron”. I biri i baronit. Baronë të fuqishëm. Titulli i baronit. Baronët anglezë.
2. vjet. Ai që merrte toka ose prona të tjera nga sovrani ose nga sundimtari.
3. fig., keq. Pronar i madh; njeri i fuqishëm në botën e biznesit, e industrisë etj. Baronët e botës financiare. Baronët e drogës. Baronët e shtypit. Baron i industrisë së naftës. Baronë të ekonomisë digjitale.
BAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbjell me bar; kthej në livadh (një copë tokë). Pranvera e baroi vendin.✱Sin.: bleroj, barsoj, bleris, gjelbëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bar i keq, bar i padobishëm; barishte. Bar e barojë. Baroja ujëse (bot.) lëkua.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓK,~E mb., art. Që ka të bëjë me barokun, i barokut; i ngarkuar me zbukurime të tepërta. Arti (teatri, kërcimi, karnavali) barok. Stili barok flamand (italian, turk, europian, f…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓK,~UI m., art. Stil artistik, kryesisht në arkitekturë, por edhe në muzikë, në letërsi, në pikturë etj., që lulëzoi në shekujt XVI-XVIII dhe karakterizohej nga një larmi zbukur…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Enë e vjetër; enë e prishur dhe e nxjerrë jashtë përdorimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kosh i vogël që bëhet nga lëkura e bredhit dhe përdoret për të mbledhur rrush mali, dredhëza etj.2. keq. Kokë, rradake. - Ta çaj (ta thyej) barokën! (m…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ushqimi që ripërtyp kafsha.2. Ushqim a gjellë pa shije e pa kripë, si bar. Baromë preshi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓR,~E mb. Barishtor. Bimë barore. Kërcell baror.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓSI vep., ~A, ~UR kal. Lyej a spërkat me një bar (me një ilaç). Baros dyshekun. Baros pemët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÓSII vep., ~A, ~UR kal. Mbuloj a vesh me bar, baroj. Baros një copë tokë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë