Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARKTHÁTË mb. 1. Që e ka barkun fare të zbrazur, i pangrënë; i uritur. Ishin barkthatë.
2. Barkdërrasë, barkpetë.
3. Që nuk ka shëndet të mirë, shumë i dobët e shëndetlig (nga të pangrënët, nga ndonjë sëmundje etj.); që s’mbahet dot më këmbë, me gjysmë shpirti. Kish mbetur barkthatë e zhele-zhele.
4. keq. Që nuk lind dot fëmijë, shterpë, barkshuar (për gruan). Grua barkthatë.
✱Sin.: i pangrënë, i uritur, i zijosur, barkpangopur, barktharë, barkzbrazur, barkbosh, barkdërrasë, zorrëtharë, zorrëbosh.
BARKTH,~II m. sh. ~E, ~ET BarkësI.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKTH,~III m. sh. ~E, ~ET BarkësII.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKTH,~IIII m. Pjesa në fund të barkut.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKTHÁRË mb. Barkthatë4.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKTHÉS,~E mb., bised. Që ha e nuk ngopet, i pangopur; barkpangopur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKTHÍ mb. keq. 1. Barkderr, barkmadh.2. Që e ka stomakun të fortë e ha çdo gjë; grykës, babëziar.3. si em. m. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Sfilitet fatziu dhe ha barkthiu. (fj. u…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKTHÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Vegël si sfurk që përdoret për kthimin e barit të korrur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë