Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARKALÁC,~E mb., tall. 1. Barkmadh.2. keq. I pangopur, zorrëshpuar.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKALÁRTAS ndajf. Me barkun lart; në kurriz; kund. barkaposhtas. Thekej në diell barkalartas. E ktheu barkalartas.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKALÁRTAZI ndajf. Barkalartas.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKALÉC,~E mb. 1. keq. Që e ka barkun pak të madh. Fëmijë barkalec. Peshk barkalec. Lopë (dele) barkalece.2. Barkfryrë.3. Që vjen si me bark, barkaliq. Poçe (gotë) barkalece.4. si…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKALÍQ,~E mb. 1. keq. Barkalec. Fëmijë barkaliq.2. Që vjen si me bark, barkalece. Poçe (gotë) barkaliqe.3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKALÚQ,~E mb., keq. 1. Barkalec.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë