Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÁRKËS,~II m. sh. ~, ~IT Një lloj jeleku prej leshi pa mëngë, që e veshin zakonisht gratë; xhamadan pa mëngë; barkore. Barkës i bukur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁRKËS,~III m. sh. ~, ~IT teks. Shuli i përparmë i vegjës së endësit (i tezgjahut) ku mblidhet pëlhura; barkth.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁRKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Barkje1, 2.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BARKËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv. 1. euf., Mbetet shtatzënë. U barkësua sa u martua.2. vet. v. III Lakohet, lëshon bark (muri, tavani etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR euf., kal. Lë shtatzënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKËS/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Lëshon a bën bark; lakohet. Barkëson muri.✱Sin.: lakohet, barroset, barkohet, barkon, baton.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKËSÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shtrojë që bëhet ose që mbushet me leshin e qethur nga barku i dhenve a i dhive. Shtroj barkësoren.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARKËSÚAR (i, e) mb. Që ka lëshuar bark. Mur i barkësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë