Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARISHTÓR,~E mb. 1. Që është si bari, pa kërcell a me kërcell që nuk drunjëzohet dhe me gjethe të njoma e zakonisht të blerta; i butë e jo i drunjëzuar; baror. Bimë (bimësi) barishtore. Kërcell barishtor. Tokat (zonat) barishtore. Bimë barishtore shumëvjeçare (dyvjeçare).
2. I mbuluar me barishte, që ka barishte. Vend (moçal) barishtor. Mjedise barishtore.
3. Që përmban a që bëhet me bimë barishtore. Ushqim barishtor. Dietë barishtore.
BARISHTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Lloj kandrrash të vogla me ngjyrë të verdhë a të kuqërreme, që dëmtojnë bimët barishtore. Barishtori i vogël. Barishtori këmbëkuq. Barishtori barkkuq. Barishtori kokëtrashë.
BARÍSHT ndajf. Barabar; njësoj, pa asnjë ndryshim, pat e pat. Bëhemi barisht pajtohemi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARISHTÁK,~E mb. Që ka shumë bar, i mbuluar a i veshur me bar të dendur. Vend barishtak.✱Sin.: i barmë, i baruar, i barosur, i jeshiluar, i gjelbëruar, i bleruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÍSHT/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET bot. 1. Çdo bimë pa kërcell a me kërcell që nuk drunjëzohet, me gjethe të blerta në trajta të ndryshme, e cila rritet vetë ose mbillet si perime…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARISHTÉR/E,~JA f., sh. ~E, ~ET arb. Kullotë, livadh me bar. Një delmere u pengua ndër barishtere.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARISHTÓR,~E mb. 1. Që është si bari, pa kërcell a me kërcell që nuk drunjëzohet dhe me gjethe të njoma e zakonisht të blerta; i butë e jo i drunjëzuar; baror. Bimë (bimësi) barish…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARISHTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Lloj kandrrash të vogla me ngjyrë të verdhë a të kuqërreme, që dëmtojnë bimët barishtore. Barishtori i vogël. Barishtori këmbëkuq. Barishtori bark…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÍSHT/Ë,~A f., bot. (lat. Polygonatum) Bar plasjeje, bar i dalës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë