Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BAR/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR bised. 1. jokal. Eci; lëviz nga një vend në një tjetër. Bares poshtë e lart. Bariste qetësisht (ngadalë e trishtuar). Bariste vetëm (fillikat). Me kë po na vjen asaj udhe, / Moj nuse, lule? / Hëna ndrit, nusja barit. (folk.). Kush baret me të çalin, do të çalojë edhe vetë. (fj. u.). Baret në tokë, pa të duket deti shesh. (fj. u.).
2. kal. Shëtit një vend; shëtit dikë nëpër një vend. Barita gjithë Shqipërinë. Kam baritur gjithë vendin. E bariti nëpër Tiranë.
3. jokal. Vrapoj; eci me nxitim, shpejtoj. Barita e m'u zu fryma. Barita sa munda. Kur më shkon sokakut, / Më baret si flutur, / O yll i këputur. (folk.).
✱Sin.: bredhoj, endem, shëtit, shkel, sillem, rrah (vendin), harboj.
♦ Baret (ecën) pa *fener (dikush) keq.
BARÉSH/Ë,~A f. ~A, ~AT Ajo që ruan e kullot bagëtinë; çobaneshë, blegë. Bareshat e fshatit. Shkon baresha si lastonja, / Flakë e kuqe posi molla. (folk.).✱Sin.: blegtore, blegë, bl…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARELIÉV,~I m. sh. ~E, ~ET Basoreliev. Bareliev mermeri (bronzi). Bareliev në mure. Zbukurime në bareliev. Në formë barelievi. Ngritën barelievin. Ngjante si bareliev.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shtrat me shtrojë prej pëlhure të fortë me dy drurë anash a me këmbëza me rrota, që përdoret për të mbartur të sëmurët ose të plagosurit; vig. Barelë me r…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARENÍM,~I m., mek. 1. Veprimi kur barenoj diçka, birim.2. Zgjerim ose pastrim i një vrime të punuar me trapan.
Shfaq përkufizimin e plotë →BAREN/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR mek., kal. 1. Biroj.2. Punoj në barenë. Barenoj detalin.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARENÚAR (i e) mb., mek. 1. I biruar.2. I punuar në barenë. Detal i barinuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mek. Pajisje për zgjerimin ose pastrimin e një vrime të punuar me trapan. Punoj në barenë.2. hidrol. Pajisje për pastrimin e faqeve të brendshme të tub…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÉZ,~E mb. Që lidhet me provincën e Barit (Itali) ose me barezët, që është karakteristik për Barin a për barezët, i Barit ose i barezëve; që është krijuar nga barezët. Muzika bar…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÉZ,~I f. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i provincës së Barit ose ai që e ka prejardhjen nga Bari. Shumë barezë merren me tregti.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARÉZ/E,~JA m. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e provincës së Barit ose ajo që e ka prejardhjen nga Bari.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë