Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARDHEZÍ mb. 1. Që është me ngjyrë të bardhë e të zezë, që përbëhet nga këto dy ngjyra. Fotografi bardhezi. Ky flamur ka vija bardhezi. Ajo kishte veshur një fustan shumë të bukur bardhezi. Filma (televizorë) bardhezi. Dhi me pulla bardhezi. I punonin me teknikën bardhezi. Bardhezi si kusi, / Rrumbullak plot ëmbëlsi. (folk.).
2. fig., keq. I cekët, i pathelluar, i skajshëm në gjykime e në vlerësime. Të menduarit bardhezi. Gjykim bardhezi. Vështrime (analiza, vlerësime etj.) bardhezi. Gjërat nuk ishin aq bardhezi sa i mendoja më parë.
3. Që ka ngjyrën e bardhë e të zezë si ngjyra përfaqësuese simbol në veshjet sportive, në flamur etj. Skuadra bardhezi. Flamuri bardhezi. Tifozët bardhezi.
BARDHEZÍ ndajf. 1. Bardhë e zi, pa ngjyra të tjera. Televizioni dikur transmetonte vetëm bardhezi.
2. fig. Ose vetëm mirë, ose vetëm keq; ose të drejtë, ose të gabuar; në mënyrë të thjeshtuar e të skajshme. E shtroi pyetjen bardhezi. E paraqit gjendjen bardhezi. Jeta njerëzore do të ishte bardhezi. Historia nuk mund të rrëfehet bardhezi. Nuk duhet vështruar gjendja aq bardhezi.
BÁRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. përk. Vajzë e vogël dhe e qeshur. - Bardhja e nënës!2. Dhi a dele e bardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÉC,~E mb. 1. Me qime të bardhë; i bardhë, bardhok. Cjap bardhec. Dhi bardhece.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit (kryesisht për kafshë).
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. përçm. Njeri me fytyrë e me flokë të bardhë.2. zool., euf. Gjarpër. I ka zënë bardheci gjënë. Si bardheci kur ndien erën e bishës është syçelë, i gatsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHEKÚQ,~E mb. 1. Që është me lëkurë të bardhë e me faqe të kuqe. Grua (vajzë) bardhekuqe.2. sport. Që ka veshje sportive me ngjyrë të bardhë e të kuqe. Skuadra bardhekuqe. Futbo…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Dardhë me kokrra të bardheme.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BÁRDHEM jovep., ~A (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zbardhet, zbardhohet, lëbardhet, zbërdhulet.2. pës. e BARDH.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHEMÍ,~A f., mjek. Sëmundje gjenetike e trashëgueshme e shkaktuar nga mungesa ose ulja e melaninës në pjesë të ndryshme të trupit, që dallohet te lëkura e zbehtë, te flokët dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÉMTË (i, e) mb. I bardhemë1. Qiell i bardhemtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÉM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. Që vjen si i bardhë. Mushkë e bardheme. Sy të bardhemë. Mjegull e bardheme. Me një shkëlqim të bardhemë. Një tufë flokësh të bardhemë.2. Bardhaç.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÉS/Ë,~A f. ~A, ~AT bot. (lat. Aegopodium podagraria) Bar hirre, bari përdhesi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë