Fjalori
BARDHEMI

BARDHEMÍ,~A f., mjek. Sëmundje gjenetike e trashëgueshme e shkaktuar nga mungesa ose ulja e melaninës në pjesëndryshmetrupit, që dallohet te lëkura e zbehtë, te flokët dhe qerpikët e bardhë ose shumëçelur, në dobësimin e shikimit, në dëmtimin e lëkurës nga rrezet ultraviolet etj.; albinizëm. Bardhemi e rënduar. Shkaqet e bardhemisë. Raste të bardhemisë te fëmijët.


Rezultate të ngjashme

BÁRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. përk. Vajzë e vogël dhe e qeshur. - Bardhja e nënës!2. Dhi a dele e bardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARDHÉC,~E mb. 1. Me qime të bardhë; i bardhë, bardhok. Cjap bardhec. Dhi bardhece.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit (kryesisht për kafshë).

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARDHÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. përçm. Njeri me fytyrë e me flokë të bardhë.2. zool., euf. Gjarpër. I ka zënë bardheci gjënë. Si bardheci kur ndien erën e bishës është syçelë, i gatsh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARDHEKÚQ,~E mb. 1. Që është me lëkurë të bardhë e me faqe të kuqe. Grua (vajzë) bardhekuqe.2. sport. Që ka veshje sportive me ngjyrë të bardhë e të kuqe. Skuadra bardhekuqe. Futbo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARDHÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Dardhë me kokrra të bardheme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BÁRDHEM jovep., ~A (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zbardhet, zbardhohet, lëbardhet, zbërdhulet.2. pës. e BARDH.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARDHÉM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. Që vjen si i bardhë. Mushkë e bardheme. Sy të bardhemë. Mjegull e bardheme. Me një shkëlqim të bardhemë. Një tufë flokësh të bardhemë.2. Bardhaç.Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARDHÉS/Ë,~A f. ~A, ~AT bot. (lat. Aegopodium podagraria) Bar hirre, bari përdhesi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARDHEZÍ mb. 1. Që është me ngjyrë të bardhë e të zezë, që përbëhet nga këto dy ngjyra. Fotografi bardhezi. Ky flamur ka vija bardhezi. Ajo kishte veshur një fustan shumë të bukur …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARDHEZÍ ndajf. 1. Bardhë e zi, pa ngjyra të tjera. Televizioni dikur transmetonte vetëm bardhezi.2. fig. Ose vetëm mirë, ose vetëm keq; ose të drejtë, ose të gabuar; në mënyrë të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.