Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARDHÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gotë uji zakonisht e madhe dhe me vjegë; gotë rakie. Bardhak uji (rakie). Një bardhak me dhallë. Vallja e bardhakut. Mbush bardhakun. Pi me bardhak. Verëkuqen ta pimë, / Me bardhak ta ngremë! (folk.). Ç’ka barku, e nxjerr bardhaku. (fj. u.). Mos e mbaj hundën lart, se bardhaku vjen përqark. (fj. u.). Është bardhak e vjen vërdallë. (fj. u.).
2. Enë me lëfyt e me vjegë që shërben për ujë, për çaj etj.; ibrik balte. Bardhak me ujë.
♦ Ç’ka në bardhak e hedh në çanak (në tepsi) (dikush) flet hapur, e thotë copë e pa frikë diçka; nuk përpiqet të fshehë asgjë, çfarë ka ta tregon a ta thotë pa doreza, është krejt i çiltër; i ka sahanët pa kapak; s’mban (gjë) në trup; s’mban gjë në bark; s’vë shoshë në ballë. E zbrazi bardhakun (dikush) keq. i tha të gjitha, nuk la gjë pa thënë; e shkundi thesin2; s’i mban goja arra (dikujt).
BARDHÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua a vajzë bardhoshe. Po i këndojnë bardhakes së bardhë, / Dil e prit se kush ka ardhur. (folk.).2. Dhi a dele e bardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁRDHA (të), ~T (të) I f. vet. sh. 1. euf. Mbathje, të mbathura, të linjtat. Doli me të bardha. Lau të bardhat.2. bised. Të lashtat (grurë, elb etj.). Nuk shiten të bardhat para se…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁRDHA (të), ~T (të) II f. vet. sh., mit. Zanat, orët, të lumet e natës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru i kalbur në ngjyrë të bardheme që thërrmohet lehtë.2. Dhi, lopë a pelë e bardhë. E moli bardhajkën.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÁN,~E mb. 1. Që e ka qimen të bardhë (për disa kafshë shtëpiake). Ka bardhan.2. Me flokë të bardhë, balash (për njerëz). Burrë bardhan.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbi…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Cjap i bardhë; ka a lopë me qime të bardheme.2. euf. Gjarpër i përhimët në të bardhë, bardhec.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lopë, dele a dhi e bardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÁSH,~E mb. 1. Bardhosh. Me qerpikët bardhashë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit (kryesisht për kafshë e shpendë).
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÁÇ,~E mb. 1. Që është i bardhemë në fytyrë; i zbehtë, çehrevrarë. U bë bardhaç në fytyrë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.✱Sin.: i bardhemë, i zbehur, i zverdhemë,…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARDHÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Ka i bardhë, bardho, bardhan.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë