Fjalori
BARBARIZUAR
BARBARIZUAR

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BARBARIZOJ
BARBARIZOJ

BARBARIZ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E bëj barbar dikë, e zhvesh nga vetitë njerëzore; sillem me egërsi ndaj dikujt, e trajtoj egër, pa mëshirë e në mënyrë çnjerëzore. I barbarizuan me të gjitha ç’kishindorë.

BARBARIZOJ

BARBARIZ/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. E mbush gjuhën amtare me huazimepanevojshme nga një gjuhë tjetër. Nuk duhet të barbarizojmë gjuhën kësisoj.


Rezultate të ngjashme

BARBÁR,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me popujt e tjerë, të cilët grekët dhe romakët e vjetër i mbanin si të pazhvilluar dhe i quanin me përbuzje me emrin “barbarë”. Fiset (racat) b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. kryes. sh., hist. Emër me të cilin grekët dhe romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt që nuk flisnin gjuhën e tyre. Pushtimet e barbarëve.2. Njeri …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET përb. 1. Femër e pagdhendur dhe e pakulturuar.2. Femër që sillet e vepron si bishë, me egërsi e pa mëshirë; ajo që kënaqet kur i bën të tjerët të vuajnë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Egërsi prej barbari, qëndrim i pamëshirshëm e mizor, shkatërrim e shtypje çnjerëzore; mizori, egërsi, vandalizëm. Barbari fashiste. Mishërim i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBARÍSHT ndajf. Me egërsi, pa mëshirë, si barbar, mizorisht, çnjerëzisht. U vra (u torturua, u masakrua) barbarisht. Sillej barbarisht. Shfrytëzonin barbarisht. E trajtonte barba…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBARIZÍM,~II m., libr. Veprimi kur barbarizoj dikë ose kur barbarizohem; shndërrim në barbar i dikujt; zhveshje e dikujt nga vetitë njerëzore. Barbarizim social (shoqëror). Barba…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBARIZÍM,~III m., gjuh. Mbushje e gjuhës amtare me huazime të panevojshme nga një gjuhë tjetër. Barbarizimi mediatik i gjuhës shqipe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBARIZ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E bëj barbar dikë, e zhvesh nga vetitë njerëzore; sillem me egërsi ndaj dikujt, e trajtoj egër, pa mëshirë e në mënyrë çnjerëzore. I barba…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBARIZ/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. E mbush gjuhën amtare me huazime të panevojshme nga një gjuhë tjetër. Nuk duhet të barbarizojmë gjuhën kësisoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARBARÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Geranitim rosa) Bimë barishtore zbukuruese me erë të mirë, me gjethe si pëllëmbë e me push, me lule të vogla ngjyrë trëndafili; elbarozë, id…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.