Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARBÁR,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me popujt e tjerë, të cilët grekët dhe romakët e vjetër i mbanin si të pazhvilluar dhe i quanin me përbuzje me emrin “barbarë”. Fiset (racat) barbare. Dyndjet barbare. Ekspedita barbare. Ushtritë (hordhitë) barbare. Turma barbare. Me origjinë barbare. Gjuhë barbare (gjuh.) gjuhë që nuk ishte as greqishte e vjetër e as latinishte.
2. keq. Që shkatërron e vret pa mëshirë, i egër; shkatërrimtar e mizor, i hurit dhe i litarit. Masakër barbare. Çeta barbare.
3. përb. I prapambetur e primitiv në zhvillimin e tij, i pagdhendur e i pakulturuar; kund. i qytetëruar. Armiku barbar. Zgjedhë barbare. Sundim (agresion, sulm) barbar. Mjete barbare. Veprim (qëndrim, akt) barbar. Ligj barbar. Sjellje barbare. Kushte barbare.
✱Sin.: i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar, mizor, çnjerëzor, gjakatar, gjakësor, i tërbuar, i prapambetur, primitiv, i pagdhendur, i pakulturuar, i pashkolluar.
BARBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. kryes. sh., hist. Emër me të cilin grekët dhe romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt që nuk flisnin gjuhën e tyre. Pushtimet e barbarëve.
2. Njeri i egër, i pamëshirshëm; shkatërrimtar e mizor; ai që bën barbarizma. Barbarët e huaj. Qytetit iu vërsulën barbarët. U dyndën barbarët.
3. përb. Njeri i prapambetur e primitiv në zhvillimin e tij, njeri i pagdhendur e i pakulturuar, hu gardhi.
BARBÁR,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me popujt e tjerë, të cilët grekët dhe romakët e vjetër i mbanin si të pazhvilluar dhe i quanin me përbuzje me emrin “barbarë”. Fiset (racat) b…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. kryes. sh., hist. Emër me të cilin grekët dhe romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt që nuk flisnin gjuhën e tyre. Pushtimet e barbarëve.2. Njeri …
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Egërsi prej barbari, qëndrim i pamëshirshëm e mizor, shkatërrim e shtypje çnjerëzore; mizori, egërsi, vandalizëm. Barbari fashiste. Mishërim i …
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBARÍSHT ndajf. Me egërsi, pa mëshirë, si barbar, mizorisht, çnjerëzisht. U vra (u torturua, u masakrua) barbarisht. Sillej barbarisht. Shfrytëzonin barbarisht. E trajtonte barba…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBARIZÍM,~II m., libr. Veprimi kur barbarizoj dikë ose kur barbarizohem; shndërrim në barbar i dikujt; zhveshje e dikujt nga vetitë njerëzore. Barbarizim social (shoqëror). Barba…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBARIZÍM,~III m., gjuh. Mbushje e gjuhës amtare me huazime të panevojshme nga një gjuhë tjetër. Barbarizimi mediatik i gjuhës shqipe.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBARIZ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E bëj barbar dikë, e zhvesh nga vetitë njerëzore; sillem me egërsi ndaj dikujt, e trajtoj egër, pa mëshirë e në mënyrë çnjerëzore. I barba…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBARIZ/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. E mbush gjuhën amtare me huazime të panevojshme nga një gjuhë tjetër. Nuk duhet të barbarizojmë gjuhën kësisoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBARÍZ/ËM,~MII m. sh. ~MA, ~MAT 1. Veprim i egër, i pamëshirshëm e çnjerëzor, sjellje prej barbari, mizori, barbari. Barbarizmi më i egër. Barbarizma çnjerëzorë. Barbarizmat e pu…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARBARÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Geranitim rosa) Bimë barishtore zbukuruese me erë të mirë, me gjethe si pëllëmbë e me push, me lule të vogla ngjyrë trëndafili; elbarozë, id…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë