Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARASLARGÚAR (i, e) mb., gjeom., edhe fig. Që ka largësi të njëjtë me një tjetër nga një pikë e caktuar. Pika (vija) të baraslarguara. Janë të baraslarguar nga qendra. Institucion i baraslarguar nga palët. I matur dhe i baraslarguar në emocione.
BARASLARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E vë diçka në baraslargësi me një tjetër.
BARASLARGÉS/Ë,~A f. Baraslargësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARASLARGÍM,~I m. 1. Veprimi kur baraslargoj dikë a diçka ose kur baraslargohem. Ky baraslargim ishte i panevojshëm.2. Të qenët në largësi të barabartë nga një vend a nga një pikë …
Shfaq përkufizimin e plotë →►BARASLARG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Vihem në baraslargësi me një tjetër. U baraslarguan sa duhej.2. pës. e BARASLARGÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARASLARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E vë diçka në baraslargësi me një tjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARASLARGËSÍ,~A f. gjeom., edhe fig. Largësi e njëjtë nga një vend a nga një pikë e caktuar. Metoda e baraslargësisë. Parimi i baraslargësisë. Vija e baraslargësisë. Zbulova barasl…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARASLÁRGËT (i, e) mb. I baraslarguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARASLARTËSÍ,~A f., libr. Lartësi e barabartë midis dy lartësive të krahasueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë