Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÁNK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Tryezë e gjatë zakonisht me syprinë pak më të ngushtë, në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit e studentët në shkollë etj. Banka e parë (e fundit). Bankë shkolle. Rresht bankash. Ulem në bankë. Dal nga banka. Vë mbi bankë.
2. Tryezë e posaçme prej druri a prej metali me pajisjet e nevojshme, ku kryhen punë të ndryshme me dru, me metal etj. Bankë zdrukthëtari. Bankë për punën me dru (për punën me metal). Banka e të akuzuarit (e të pandehurit) (drejt.) orendi e tillë përballë trupit gjykues për të akuzuarin gjatë procesit gjyqësor.
3. Stom1 Bankë kripe.
♦ Ulem (vihem, sillem) në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) drejt. dal në gjyq si i pandehur. E vë (e ul, e sjell) në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) (dikë). 1. drejt. E çoj në gjyq si të pandehur, e akuzoj dhe e nxjerr në gjyq. 2. I kërkoj dikujt të japë llogari për fajet që ka bërë ose për përgjegjësinë që ka në një vepër a në një veprimtari të dëmshme, e akuzoj për diçka. Në bankat e shkollës në kohën kur dikush vijon mësimet në shkollë, në vitet si nxënës a si student.
BÁNK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. fin. Institucion financiar që bën veprimet me para ose me letra me vlerë, hedh në qarkullim monedhat e kartëmonedhat, që administron buxhetin dhe jep kredi etj. Bankë shtetërore (kombëtare). Bankë qendrore bankë që bën emetimin e parave, zbaton politikën monetare kreditore, mbikëqyr likuiditetin ndërkombëtar dhe kryen veprime për llogari të shtetit. Bankë e nivelit të dytë. Bankë emetuese bankë qendrore. Bankë e specializuar bankë për financimin e degëve të veçanta të ekonomisë. Bankë investimi organizatë bankare e specializuar për kreditimin afatgjatë të investimeve. Bankë bujqësore. Bankë tregtare bankë që bën kreditimin afatshkurtër të prodhimit dhe të konsumit, duke përdorur depozitat e kursimit të klientëve. Bankë universale bankë e tipit të përzier, që merret me të gjitha veprimtaritë bankare.
2. kompj. Pjesë e veçantë e kompjuterit për funksione të caktuara. Banka e memories (e kujtesës) (angl. memory bank) pjesë e tillë që shërben për ruajtjen e të dhënave dhe si depozitë, ku futen e nxirren të dhënat e kompjuterizuara.
3. bot. Vend i veçantë ku mbahen llojet e ndryshme të farërave të bimëve për të mbrojtur ato që janë të rralla a të rrezikuara nga zhdukja, për të ruajtur biodiversitetin bimor etj. Banka e farave (ose banka e gjeneve).
4. Vend ku mbahen të holla ose fisha për lojëra në kazino etj.
BANKËNÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fin. Letër me vlerë me prerje të ndryshme, që vihet në qarkullim nga banka e që përdoret si para, kartëmonedhë. Bankënota të reja. Qarkullimi i bankëno…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANKËPRÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. 1. Tryezë e posaçme me pajisjet e nevojshme që shërben për të kontrolluar punën e një motori ose të një vegle pas mbërthimit të plotë. Bankëprovë…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANKÁR,~E mb., fin. Që ka të bëjë me bankën, i bankës; që lidhet me veprimet e bankës. Agjenci bankare. Veprime bankare. Sistem (rregull, shërbim) bankar. Hua (llogari) bankare. De…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANKÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Gosti për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar. Banket zyrtar. Shtroi (dha) një banket. Ftoi në banket. Mori pjesë në banket. Tryezat e …
Shfaq përkufizimin e plotë →BANKIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pronar banke ose aksioner i madh financiar. Bankier i madh (i pasur).
Shfaq përkufizimin e plotë →BANKIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pronare e një banke ose aksionere e madhe financiare. Shoqëria e bankiereve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BANKÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. det. Pjesa kryesore e një porti detar ku anijet ngarkojnë dhe shkarkojnë mallrat ose hipin dhe zbresin udhëtarët; skelë, mol. U fut në bankinë. Doli n…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANKOMÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fin. Aparat i posaçëm i vendosur në banka a në mjedise të tjera publike (qendra tregtare, aeroporte, stacione treni etj.) për të tërhequr para nga llogar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë