Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BANALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. vet. nj. Të qenët banal, cilësia e asaj që është banale. Bie në banalitet. Larg (jashtë) banalitetit. Banalitet i dekorit. Zbut banalitetin.
2. Diçka banale, ajo që është banale (ide, mendim etj.); fjalë ose shprehje banale. Banalitetet e kohës. Thotë banalitete. Nuk duron banalitete të tilla.
BANALÍSHT ndajf. Në mënyrë banale; me banalitet. Shante (sillej) banalisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →BANALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur banalizoj diçka; humbja e vlerës së diçkaje duke e përsëritur jashtë mase, bërja banal; thjeshtëzim i tepruar; vulgarizim. Banalizimi i i…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BANALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet banal, humbet vlerat që ka, vulgarizohet. Nuk banalizohet ideja në këtë shkallë.2. pës. e BANALIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BANALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia humbas vlerën diçkaje, duke e përsëritur jashtë mase, e bëj banal. - Të mos e banalizojmë çështjen. Nuk synon të banalizojë asgjë.2. I heq id…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANALIZÚAR (i, e) mb. Që është bërë banal, që nuk ka më vlerat e mëparshme. Qëndrim i banalizuar. Ngjarje e banalizuar. Debat i banalizuar. Ky është shumë i banalizuar si argument.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë