Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BANÁL,~E mb. 1. Që ka humbur forcën shprehëse për shkak të përsëritjes së shpeshtë, që është bërë bajat e pa shije; tepër i përdorur dhe i njohur prej të gjithëve; i pakripë, i dalëboje. Mendime (thënie, bisedë) banale. Krahasim banal. Është bërë banal. Ngjarje (skenë) banale. Zhargon banal. Në mënyrë banale.
2. keq. I pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm (për fjalët etj.); që përdor fjalë të ndyra e sillet në mënyrë të shëmtuar. Fjalë (shprehje) banale. Shaka (anekdotë) banale. Sharje (shpifje) nga më banalet. Batuta (nofka) banale.
3. Që nuk ka ideale të larta; që ka shije të ulët. Njeri banal.
✱Sin.: bajat, i pakripë, i dalëboje, i pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm.
BANALÍSHT ndajf. Në mënyrë banale; me banalitet. Shante (sillej) banalisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →BANALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. vet. nj. Të qenët banal, cilësia e asaj që është banale. Bie në banalitet. Larg (jashtë) banalitetit. Banalitet i dekorit. Zbut banalitetin.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BANALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur banalizoj diçka; humbja e vlerës së diçkaje duke e përsëritur jashtë mase, bërja banal; thjeshtëzim i tepruar; vulgarizim. Banalizimi i i…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia humbas vlerën diçkaje, duke e përsëritur jashtë mase, e bëj banal. - Të mos e banalizojmë çështjen. Nuk synon të banalizojë asgjë.2. I heq id…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANALIZÚAR (i, e) mb. Që është bërë banal, që nuk ka më vlerat e mëparshme. Qëndrim i banalizuar. Ngjarje e banalizuar. Debat i banalizuar. Ky është shumë i banalizuar si argument.
Shfaq përkufizimin e plotë →BANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Tryezë e posaçme e gjatë dhe e ngushtë, e mbyllur përpara dhe lart zakonisht me xham, ku mbahen mallrat që shiten ose ku jepen pijet, ëmbëlsirat, cigaret…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANAKIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shitës që shërben në banakun e një birrarie, të një bar-bufeje etj. Banakier i shkathët (i zoti). Banakier i ri. Punon si banakier. Trajnimi i banakieëve…
Shfaq përkufizimin e plotë →BANAKIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shitëse që shërben në banakun e një birrarie, të një bar-bufeje etj. Banakiere e zonja. Banakierja e kafenesë. Ndihmonte banakieren.
Shfaq përkufizimin e plotë →BANÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Musa acuminata; Musa sapietum; Musa seminifera; Musa traglodytarum) Bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të nxehta me trup të lartë deri në …
Shfaq përkufizimin e plotë →BANANÓRE,~T f. vet. sh., bot. Bimë të familjes së bananeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë