Fjalori
BAMBU

BAMBÚ,~JA f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Bambusa arundinacea; Bambusa vulgaris) Bimë e vendevenxehta me kërcelldrunjtë, të fortë, të gjatë, me nyja dhe përbrenda fyl si kallami, që rritet nga disa centimetra deritridhjetë metra e më shumë dhe përdoret si lëndë për ndërtim, për prodhimin e mobilieve, për shportari etj. Shkop bambuje. Shportë (kanistër, kapele) bambuje. Kasolle bambuje. Pyje me bambu. Bambuja e artë. Bambuja e drunjtë. Bambuja gjembake. Bambuja gjethengushtë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.