Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALTÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur baltos dikë a diçka ose kur baltosem. Baltosja e rrobave (e rrugës, e murit).
2. Gjendja kur baltosim dikë a diçka ose kur baltosemi; ndotje me baltë. Baltosje e madhe. Mes asaj baltosjeje të përgjithshme.
3. keq. Ndotje, fëlliqje, përbaltje. Baltosja e figurës së tij. Baltosja e imazhit të vendit. Këto ishin baltosje të papara.
BALTÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përlyej a fëlliq me baltë, bëj me baltë; përbalt. Baltos rrobat.
2. Ngjesh me këmbë dheun e njomë dhe e bëj baltë.
3. keq. E poshtëron duke shpifur, e përlyen, e njollos, ia nxin emrin e mirë; hedh baltë. I baltosi emrin e nderuar. I ligu të baltos kollaj. - Më baltose mua dhe gjithë njerëzit e ndershëm. Kanë goditur dhe kanë baltosur më të mirët. Ai ka baltosur ndërgjegjen tonë.
✱Sin.: përbalt, përlyej, fëlliq, leros, përlloç, llucëroj, llomit.
BALTÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përlyej a fëlliq me baltë, bëj me baltë; përbalt. Baltos rrobat.2. Ngjesh me këmbë dheun e njomë dhe e bëj baltë.3. keq. E poshtëron duke shpifur, e pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BALTÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përlyhem a fëlliqem me baltë, bëhem me baltë; përbaltem. U baltosën keq. - Shiko si është baltosur. U baltos dynjaja nga shiu.2. vetv., vet.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTOSLLÁV,~E mb., gjuh. Që përfshin gjuhët baltike dhe sllave si degë e familjes së gjuhëve indoeuropiane. Gjuhët e lashta baltosllave. Popujt baltosllavë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i ndotur a i fëlliqur me baltë; i përbaltur. Rroba të baltosura. Rrugë (udhë) të baltosura. Erdhi i lagur e i baltosur.2. Që është i ngjeshur me këm…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTÓSËS,~E mb. 1. Që të baltos, që të bën me baltë. Rrugë baltosëse.2. keq. Fyese, poshtëruese. Fjalë baltosëse. Veprime baltosëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë