Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÁLTËR (i, e) mb. I baltë. Enë e baltër.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLT/ËR,~RA f., bot. (lat. Rhamnus saxatilis; Rhamnus Graeca) ArrçI. Gjethe baltre.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTËRÍM,~I m., bised. 1. Veprimi kur baltëroj diçka.2. Gjendja kur baltërohet diçka. Në një baltërim të pafund.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BALTËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Baltosem.2. pës. e BALTËRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Baltos.2. jokal., vet. v. III Bëhet moçal; mbushet me baltë. Është vendi që baltëron.3. kal. Mbjell një bimë duke e ngulur në dhe. Baltëroi qepuj…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTËRÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Rhamnus oleoides; Rhamnus amygdalina; Rhamnus cathartica) Shkurre deri një metër e lartë e ngjashme me pjerëzën e shkëmbinjve, me gjethe të fo…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTËRÓR,~E mb., libr. Që lidhet me baltën, prej balte. Tokë baltërore. Zbukurime (punime) baltërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLTËRT (i, e) mb. 1. Që është i bërë me baltë, që është prej balte, i baltë. Ibrik i baltërt. Enë e baltërt.2. I baltëruar2.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë