Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALTÁC,~I m., krahin. Cipë e trashë që zë uthulla; shtrap, mazë.✱Sin.: shtrap, shtrak, myk, shtresë, mazë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTÁK,~E mb. 1. Që është plot me baltë, që ka shumë baltë, i baltosur. Vend baltak. Tokë baltake.2. I qullët si baltë, që s'është pjekur mirë. Bukë baltake.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vend me shumë baltë, batak. Ra (ngeci) në baltak.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Baltëpunues. Baltarë të rinj e të fuqishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLTAS ndajf. Me baltë; nëpër baltë. Luajmë baltas luajmë me baltë sikur bëjmë bukë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Baltikase, baltike. Vendet balte.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BÁLT/ET jovep., ~(u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Squllet, zbruhet si baltë.2. fig., vetv. Humbet shijen, bëhet i pashijshëm, baritet. Është baltur gjella.3. pës. e BALT.✱Sin.: squll…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Dorycnium germanicum) Bimë barishtore si qumështorja që lëshon kallinj me hala të gjata.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLT/Ë,~A f. 1. Dhe i përzier me ujë, tokë e qullët zakonisht në fushë, nëpër udhë etj.; llucë, ledh, lym, tinë. Baltë e kuqe (e zezë). Baltë e bardhë deltinë e bardheme që përdore…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLTË (i, e) mb. 1. Që është prej balte, i bërë me baltë. Qyp i baltë. Enë e baltë. Tava të balta.2. I baltemë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë