Fjalori
BALSAMIM

BALSAMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur balsamoj dikë a diçka a kur balsamohem; lyerje me balsam e trupit të një të vdekuri, të një kafshe ose të një shpendi, që të mos prishet për një kohëgjatë. Balsamimi i kufomës. Balsamimi i një kafshe (i një shpendi). Arti i balsamimit. Mjeshtrit e balsamimit. Erëzat e përdorurabalsamim. Koha e nevojshme për balsamim.
2. fig. Zbutje e dëshpërimit të dikujt, lehtësim i dhimbjes; ngushëllim.


Rezultate të ngjashme

BALSÁM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëng i trashë si rrëshirë me erë të mirë, që kullon nga disa drurë dhe që përdoret në teknikë e në mjekësi. Balsam bredhi. Balsam manxurane. Bar balsami…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSAMÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Enë prej balte me grykë të ngushtë, për të mbajtur balsam ose erëza të mira.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSAMÍK,~E mb. I balsamtë, balsamor. Vaji balsamik. Uthulla balsamike. Temjanet balsamike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSAMÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Lulenishte.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSAM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lyej me balsam a me ndonjë lëndë tjetër trupin e një të vdekuri, të një kafshe ose të një shpendi, që të mos prishet për një kohë të gjatë.2. fig…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSAMÓR,~E mb. I balsamtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSAMÓS vep., ~A, ~UR kal. Balsamoj. Do të vijë mësuesi i biologjisë ta balsamosë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSÁMTË (i, e) mb. Që përmban balsam; që ka vetitë e balsamit; që bie erë të mirë. Erë e balsamtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSAMÚAR (i, e) mb. 1. Që është lyer me balsam a me ndonjë lëndë tjetër për të mos u prishur (për trupin e një të vdekuri, të një kafshe a të një shpendi). Kafshë të balsamuara. Z…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALSAMÚES,~E mb. Që përdoret për balsamim. Lëng (kimikat) balsamues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.