Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALLÚLUR mb. 1. Që e mban kokën ulur nga hidhërimi a vuajtjet, i përvuajtur; i nënshtruar. Gratë ishin ballulura.
2. fig. Që punon shumë, punëtor; i bindur, që nuk kthen fjalë kur e urdhërojnë të bëjë një punë; kokulur e i pafjalë. Djalë (vajzë) ballulur.
✱Sin.: i vuajtur, i përvuajtur, i nënshtruar, buzëplasur, buzëshkrumb, i shumëvuajtur, i munduar, mundimmadh, heqkeqës, hallemadh.
BALLÚLËT mb. Ballulur. Vajzë ballulët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLÚLËT ndajf. Ballulur. Priste ballulur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë