Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALLÚK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Tufë flokësh më të gjatë që bie mbi ballë; kryes. sh. flokët që lëshohen mbi ballë, flokët e ballit; flokët. Balluke të gjata (të dredhura). Me balluke të mëdha. Balluket e ballit. Lë (mban) balluke. Kreh balluket. Preu balluket. Hedh balluket prapa. Balluke flokësh të dredhur. - Nënë, moj, ç’i pëlqeve djalit? / - Bijë, moj, balluken e ballit! (folk.).
2. Dele, dhi ose lopë me një tufë qimesh të gjata që i bien mbi ballë. Balluket e tufës.
✱Sin.: ballare, përballëse, cullufe, kablosh, perçe, balishë, kaçirubë, bejleg.
♦ Hedh balluket përmbi sy (dikush) e mban veten si i ditur e si i zoti, tregohet sikur s’do t’ia dijë për askënd e për asgjë, mbahet me të madh; shet mend. Vajti për balluke e la kokën (rrashtën) (dikush) iron. kërkoi për diçka më të mirë, por humbi edhe atë që kishte dhe që është më e rëndësishme a me më shumë vlerë se ajo që kërkoi; shkoi (vajti) për lesh e erdhi i qethur. I kanë zënë sytë balluket (dikujt) e kujton veten për të zotin a për trim e nuk sheh si është e vërteta; i është rritur mendja.
BALLUKECJÁP,~E mb., tall. 1. Që i ka balluket të gjata e të drejta si të cjapit.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLUKEDRÉDHUR mb. 1. Që i ka balluket të dredhura. Djalë ballukedredhur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLUKELËSHÚAR mb. 1. Me balluke të lëshuara mbi ballë.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit. O moj ballukelëshuar, / Sa qenke zbukuruar, / Me stoli mbuluar. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLUKEMÁDH,~E mb. 1. Që i ka balluket të mëdha, me balluke të gjata.2. fig., keq. Që mburret shumë e sillet me mendjemadhësi; që vret lart, që e mban hundën përpjetë.3. si em. m. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLUKEMËNJÁNË mb. 1. Që i ka balluket të hedhura në njërën anë të ballit.2. fig., keq. Mendjemadh, hundëpërpjetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLUKEPRÉRË mb. 1. Që i ka balluket të prera; që i ka shkurtuar flokët. Vajzë ballukeprerë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Ballukeprera të dalë, / Do t’i them nja dy…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLUKEVÉRDHË mb. 1. Që i ka balluket ose flokët në ngjyrë të verdhë; leshverdhë. Çun ballukeverdhë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit).
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLUKE/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që i ka balluket të zeza; që i ka flokët të zinj. Djalë ballukezi. Vajzë ballukezezë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Erdhi ballukezeza.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLÚK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesa e përparme e samarit, e shalës, e djepit etj.; balli i samarit a i shalës, ballësor; kaptell, kokës. Balluku i djepit. M’u thye balluku i samarit.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLÚK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Cjap me një tufë qimesh të gjata që i bien mbi ballë; cjap me balluke. Ballukët shkonin në ballë të tufës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë