Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALLÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Thurimë zakonisht me purteka e cila vihet para dhe pas qerres që të mos bjerë ngarkesa; lesë qerreje. Ballore kallamash. I vë qerres balloret.
2. BallëI, 2. Ballorja e shtëpisë.
3. Kësulë grash e qëndisur që mbulon edhe ballin, ballcë. Ballore prej bronzi. Zbukurohen me ballore.
BALLÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Anomura) Gaforre e vogël me bark të butë e të përdredhur në mënyrë josimetrike që të futet pa vështirësi në guaskat e braktisura të molusqeve, duke lënë jashtë vetëm kokën dhe mashat.
BALLÓR,~E mb. 1. anat. Që i përket ballit, i ballit. Kocka ballore. Lobet ballore. Pjesa ballore. Dhembje ballore e kokës.
2. Që ndodhet në ballë të diçkaje, që është nga ana e kreut; që është në pjesën e përparme a në radhët e para, ballësor. Faqja (ana, fasada) ballore. Sipërfaqja ballore. Salla ballore për të ftuarit. Pamje ballore. Kënde ballorë. Kopshti ballor.
3. Që bëhet në drejtim të ballit a ballë për ballë; që përfshin një kufi të gjerë, që bëhet në ballë të gjerë. Drejtim ballor. Kalim ballor. Sulm ballor. Mësymje ballore. Prerje ballore.
4. fig. Që është më i miri në llojin e vet; i zgjedhur. Lopë ballore. Dash ballor.
BALLÓR,~E mb. 1. anat. Që i përket ballit, i ballit. Kocka ballore. Lobet ballore. Pjesa ballore. Dhembje ballore e kokës.2. Që ndodhet në ballë të diçkaje, që është nga ana e kreu…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. anat. Kocka e ballit.2. Hapësira ndërmjet tavanit dhe çatisë; kallkan, pullazinë. Shtëpi me ballor.3. fig. BallëI, 6. Ballori i klasës (i shokëve). - Ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLORTÉ/K,~U m. sh. ~QE, ~QET dhe ~KË, ~KËT Ortek dëbore, rrungajë; vendi ku kalon ose bie orteku. Ballortek i rrezikshëm. Gjurmët e ballortekut.✱Sin.: ortek, rrungajë, reshme, vr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë