Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALLKÁNAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vendase a banore e gadishullit të Ballkanit; ajo që e ka prejardhjen nga gadishulli i Ballkanit. Ballkanaset në letërsi dhe në arte. Veshja e ballkanaseve.
BALLKÁNAS,~I m. sh. ~, ~IT Vendas a banor i gadishullit të Ballkanit; ai që e ka prejardhjen nga gadishulli i Ballkanit. Ballkanasit e moçëm. Luftërat (kryengritjet) e ballkanasve. Ballkanasit kërkojnë lëvizjen pa viza. Çfarë i karakterizon ballkanasit?
BALLKÁNAS,~E mb. Ballkanik. Shtetas (studentë) ballkanas. Folklori ballkanas. Rivalët e vjetër ballkanas. Kryediplomatët ballkanas. Mikpritja ballkanase. Zejtaria ballkanase.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKÁNAS,~I m. sh. ~, ~IT Vendas a banor i gadishullit të Ballkanit; ai që e ka prejardhjen nga gadishulli i Ballkanit. Ballkanasit e moçëm. Luftërat (kryengritjet) e ballkanasve.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKANIÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT sport. Gara në atletikë e përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit (zhvillohet që nga viti 1929). Në ballkaniadën e sivjetme atletja shqiptare mori meda…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKANÍK,~E mb. Që lidhet me gadishullin e Ballkanit ose me vendet, popujt a shtetet e Ballkanit, që është karakteristik për gadishullin e Ballkanit ose për ballkanasit, i Ballkan…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKANÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ballkanolog.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKANÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ballkanologe.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKANIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur ballkanizoj diçka; përftim i tipareve ballkanike.2. Gjendja kur ballkanizohet diçka; shtrirje në përmasa ballkanike.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap tipare a përmasa ballkanike (një çështjeje etj.). Mund të ballkanizojë shoqërinë. I ballkanizojnë debatet.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKANÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Tipare karakteristike të gjuhës, të historisë, të kulturës materiale e shpirtërore etj. të popujve të Ballkanit. Studimi i ballkanizmave në gjuhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLKANOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues në fushën e ballkanologjisë. Ballkanologë të rinj. Veprat e ballkanologëve të njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë