Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALLAFAQÚAR (i e) mb. 1. drejt. Që është vënë ballë për ballë me një tjetër për të nxjerrë të vërtetën rreth pohimeve të thëna. I ballafaquar me të pandehurin. I ballafaquar me publikun. Persona të ballafaquar me ligjin.
2. Që ballafaqohet me diçka tjetër për të gjetur përkimet dhe dallimet a mospërputhjet ndërmjet tyre; i krahasuar. Tekste (dorëshkrime) të ballafaquara.
3. I bashkuar buzë më buzë me diçka tjetër; i puthitur. Dërrasa të ballafaquara.
BALLAFAQ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë ballë për ballë e i pyes dy a më shumë njerëz për të krahasuar pohimet e tyre, që të dalë në shesh e vërteta, bëj ballafaqimin; drejt. nxjerr para organeve të drejtësisë dhe marr në pyetje në prani të njëri-tjetrit dy a më shumë të pandehur ose dëshmitarë për të gjetur kundërshtimet në pohimet e tyre dhe për të zbuluar të vërtetën, syzoj, syndërsoj. Ballafaqoj njerëzit. Ballafaquan të pandehurin me dëshmitarët. E vunë të ballafaqojë e të thotë çka di para të akuzuarit.
2. Vë ballë për ballë dhe krahasoj dy a më shumë anë, gjëra, çështje etj. për të gjetur përkimet ose dallimet a mospërputhjet ndërmjet tyre; vë ballë për ballë dy a më shumë rrethe, ndërmarrje, punonjës etj. për t'i krahasuar, me qëllim që të përfitojnë nga përvoja e njëri-tjetrit; krahasoj, përqas, ndërsynoj. Ballafaqoj mendimet (përvojën, metodat e punës). Nuk mund të ballafaqojmë gjëra të pakrahasueshme. Ballafaqoj situatat. Këtë shembull nga historia e ballafaqoi me rrethanat e tanishme. Kur ballafaqojmë veprën e njërit me të tjetrit.
3. krahin. Bashkoj dy sende, i vë buzë më buzë, puthit. Ballafaqoj anët e çatisë në kulm. Ballafaqoj dërrasat e kades. Ballafaqoj mirë dërrasat e vozës.
✱Sin.: krahasoj, përqas, syzoj, ndërsynoj, syndërsoj, puthit.
BALLAFÁQAS ndajf. Ballafaqe. Flas (dal) ballafaqas. Hyri në shtëpi ballafaqas. Ia tha ballafaqas të vërtetën.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLAFÁQE ndajf. 1. Sy ndër sy, haptas, sheshit. E kritikoi ballafaqe.2. Ballë për ballë. E nxjerr ballafaqe. I qëndroi ballafaqe. Vë (bëj) ballafaqe ballafaqoj.✱Sin.: ballas, ball…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLAFAQÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur ballafaqoj dikë a kur ballafaqohem me të tjerë; drejt. vënia ballëpërballë e dy personave nga organet proceduese kur vërehet se thëni…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BALLAFAQÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për të nxjerrë në shesh të vërtetën rreth pohimeve të bëra, bëj ballafaqimin me dikë; drejt. dal p…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLAFAQ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë ballë për ballë e i pyes dy a më shumë njerëz për të krahasuar pohimet e tyre, që të dalë në shesh e vërteta, bëj ballafaqimin; drejt. nxjer…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLAFAQÚES,~E mb., drejt. Që ballafaqohen në gjyq. Takim ballafaques. Palë ballafaquese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë