Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALLABÁLLAS ndajf. Ballë për ballë, njëri kundrejt tjetrit; përballë. I dal ballaballas. Ballaballas shtrihej një fushë e gjerë.
BALLABÁLLAZI ndajf. Ballaballas. Po e këqyrte ballaballazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLABÁLLË ndajf. Ballaballas. I vë ballaballë. U gjendën ballaballë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLABÁN,~E mb., bised. 1. Që ka trup të shëndoshë (për njerëz dhe për kafshë). Me trup ballaban. Burrë i vjetër e ballaban. Ajo nuk ishte aspak ballabane. Lopë ballabane. Minj bal…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLABÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Njeri trupmadh. - T’u bë ballaban djali.2. bot. Një lloj fiku a rrushi kokërrmadh.3. Dash me katër brirë.4. Ari i vogël dhe i zbutur që e shëti…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLABÁÇKË mb., përb. 1. Që është me trup të madh e shumë të shëndoshë. Vajzë ballabaçkë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLABÚÇ,~E mb. 1. Me ballë të madh e faqe të mbushura (për fëmijët).2. si em. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLABÚÇKË mb., krahin. 1. Që është i vogël e me fytyrë të mbushur topolake (zakonisht për fëmijët).2. Me ballë e fytyrë të madhe e me faqe të fryra (sidomos për gratë). Grua balla…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë