Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALLËSÓR,~E mb. 1. Që bëhet në ballë të gjerë, që i përfshin të gjitha njëkohësisht; ballor. Zgjidhje ballësore. Përparim ballësor. Sulm ballësor. Luftë ballësore. Në mënyrë ballësore. Përpjekje ballësore. Veprimtari ballësore. Studim ballësor i gjuhës.
2. Kryesor, shumë i rëndësishëm, i pazëvendësueshëm. Ballësor në fis. Kau ka qenë ballësor për bujkun.
3. fig. Shumë i mirë e me vlera të mëdha, s’ka tjetër si ai, që s’i gjendet një i dytë. Ballësor për të gjithë.
BALLËSÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e përparme e samarit a e shalës, balli i samarit a i shalës, kaptell, balluk; kokës. Ballësori i samarit (i shalës). . - Mbahu mirë pas ballësorit! E lidh litarin në ballësor
2. ndërt. Tra në anë të çatisë që shkon nga streha në kulm, mahi. Ballësorët e çatisë. Ka bërë bark ballësori.
3. Rrip i gjerë meshini a stofi që u vihet në gjoks kafshëve tërheqëse. I vuri ballësorin.
BÁLLËS,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Kurrizi i dorës, e prapta e dorës, shpina e dorës; përmbidorë, trinë. I ra (e goditi) me ballës.2. Kunji i kreut që mban rrasën e batit (e grack…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Secili prej dy drurëve të lëmuar mbi të cilët rrëshqet saja.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËSHTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT BallukI.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËSHÝT,~Ë mb. 1. Që s’ka brirë; që e ka ballin të sheshtë. Dash ballëshyt. Dhi ballëshytë.2. fig., përçm. I trashë nga mendja, që nuk nxë, kokëtrashë; tapë topi; kund. i zgjuar,…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ballësoj dikë a diçka a kur ballësohem; përballje; vendosje ballë për ballë; përballim; përpjekje për t'u përballur me diçka a me dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËSÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Faqe mali a kodrine. Lagjja jonë shtrihej në një ballësinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Qëndroj ballëpërballë, përballoj; mposht, mund, thyej. Ballëson erën. Për ta ballësuar pushtuesin, duhet forca e gjithë kombit.2. jokal. Përballe…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËSÓR,~E mb. 1. Që bëhet në ballë të gjerë, që i përfshin të gjitha njëkohësisht; ballor. Zgjidhje ballësore. Përparim ballësor. Sulm ballësor. Luftë ballësore. Në mënyrë ballës…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËSÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e përparme e samarit a e shalës, balli i samarit a i shalës, kaptell, balluk; kokës. Ballësori i samarit (i shalës). . - Mbahu mirë pas ballëso…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËSÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Ballëtar1.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë