Fjalori


Rezultate të ngjashme

BALLËKALÈSH,~E mb. 1. Që e ka ballin të mbuluar nga balluke të zeza. Naze, moj, ballëkaleshe, / More burrë atë që deshe. (folk.).2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALLËKAZÁN,~I m. Rakia e parë dhe më e fortë që del kur bëhet raki; balli i kazanit (ballë kazani), pika e parë. Shishe me ballëkazan rakie.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALLËKOLÓNË mb. 1. Që e ka ballin të lartë e të bukur. Nuse ballëkolonë.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALLËKÚQ,~E mb. 1. Që ka një pullë të kuqe në ballë; që e ka ballin të kuq (për kafshët shtëpiake).2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BALLËKËRCÝER mb. 1. Ballëdalë. Djalo ballëkërcyer, / Thëllëzën paske rrëmbyer. (folk.).2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.