Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALLËKËRCÝER mb. 1. Ballëdalë. Djalo ballëkërcyer, / Thëllëzën paske rrëmbyer. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
BALLËKALÈSH,~E mb. 1. Që e ka ballin të mbuluar nga balluke të zeza. Naze, moj, ballëkaleshe, / More burrë atë që deshe. (folk.).2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËKAZÁN,~I m. Rakia e parë dhe më e fortë që del kur bëhet raki; balli i kazanit (ballë kazani), pika e parë. Shishe me ballëkazan rakie.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËKOLÓNË mb. 1. Që e ka ballin të lartë e të bukur. Nuse ballëkolonë.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËKRENÁR,~E mb., poet. 1. Që e mban ballin lart; që mbron me këmbëngulje nderin e dinjitetin e vet; krenar, ballëçelur, kryelartë. Kjo e bëri ballëkrenar.2. fig. Që nuk thyhet p…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËKRENÁR ndajf., poet. Me krenari, krenarisht, ballëlart, pa iu trembur syri; kund. kokulur, ballulur. Rri ballëkrenar. Qëndroi ballëkrenar. - Shko përpara ballëkrenar!
Shfaq përkufizimin e plotë →BALLËKÚQ,~E mb. 1. Që ka një pullë të kuqe në ballë; që e ka ballin të kuq (për kafshët shtëpiake).2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë