Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BALÍK/E,~JA f. Dhi e balër, me ballë të bardhë; bale, baliskë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALICÁN,~E mb. 1. Që ka shenja a lara në fytyrë (nga sëmundja a nga diçka tjetër). Cjap balican.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. I ndante balicanët nga tufa.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i organizatës së rinisë fashiste për djem të moshës 8-14 vjeç. Uniforma e balilëve. Fotografitë e balilëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALINÉZ,~E mb. Që lidhet me ishullin e Balit (Indonezi) ose me balinezët, që është karakteristik për Balin a për balinezët, i Balit ose i balinezëve; që është krijuar nga balinezët…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALINÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i ishullit Bali ose ai që e ka prejardhjen nga Bali.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vargje duhani të bërë si kurorë. Thur balina.2. Belinë2.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lopë laramane.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALÍS vep., ~A, ~UR kal. Provoj një gjellë për kripë a për shije; provoj diçka; ngjëroj, kërkoj.✱Sin.: provoj, ngjëroj, kërkoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALÍSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë e gjatë flokësh që u lihet mbi ballë fëmijëve, zakonisht kur qethen; balluke. Sikur ia ka lëpirë lopa balishën! (tall.) i pispillosur.2. BalëI, 1…
Shfaq përkufizimin e plotë →BALÍSK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ka laraman. Qerren e tërhiqte më shumë balisku.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë