Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÁLËR (i, e) mb. 1. Që ka një balë të bardhë në ballë, në turi a në trup (për kafshët shtëpiake); balok. Dhi (dele, lopë) e balër. Ka (kalë, qen) i balër. Mu në mal e ngrite stanin, / Me njëqind viça të balër. (folk.).
2. fig., keq. Që është i njollosur me turp, i damkosur; me kryet (me kokë) poshtë. Fytyrën e balër në daç laje, në daç zezoje edhe më. (fj. u.).
BÁLË (i, e) mb. I balër.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLË mb. Që i ka qimet të bardha. Atje në katund, / Na u ther një lopë balë. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pullë e bardhë që kanë disa kafshë në kokë ose në trup; balushë, blanë. Kau me balë. Dhi me bala. Qengji ish pjellë me balë.2. Kafshë shtëpiake (zakonis…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. Baldosë. Balë e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALËDRÉNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi me balë të bardhë në ballë dhe me brirë të gjatë e të drejtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALËMÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi e murrme me një balë të bardhë në ballë. U kap nga brirët e balëmushkës (dikush) u kap mirë, u shtrëngua fort.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALËSÓRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dele e zezë në të çelur në të gjithë trupin, që ka një balë të bardhë në ballë. Qengji i balësorrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BALËVÉRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pelë e verdhë me pullë të bardhë në ballë. - Lidhe shkurtër ballëverdhën!2. si mb. Sipas kuptimit të emrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. Bajzë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁLËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Tinoela biselliella) Mola, molëz, fukadrugë, tenjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë