Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BAJONÉT/Ë ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Armë e bardhë si thikë që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës a të automatikut ose që e mban ushtari në brez; vjet. syngji. Bajonetë thikë (shtizë). Maja e bajonetës. Goditje (sulm) me bajonetë. Pushkë me bajonetë. Mur bajonetash. Plagë bajonete. Mbërthej (hap, përkul, mbyll) bajonetën. Shpoi me bajonetë. I shkoi në bajonetë.
2. Ushtar i këmbësorisë (si njësi numërimi). Detashment me një mijë bajoneta.
3. fig. Forcë ushtarake, dhunë e armatosur. E detyroi me bajonetë.
4. ndërt. Gozhdë muri petake që përdoret për të mbërthyer kornizat e dritareve dhe kasat e dyerve. Bajonetë dyersh (dritaresh). Ngul bajonetën. Mbërthej me bajonetë.
♦ Me *forcën e bajonetës (e armëve).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë