Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BAJMÁK,~E mb., bised. 1. Që i ka këmbët të shtrembra dhe që ecën duke i hedhur anash ose duke i përpjekur njëra me tjetrën; i shtrembër; tall. me trup a këmbë të shtrembra, shtrembaluq, shtrembanik, shtremb. Bajmak nga brenda që ecën duke i përpjekur gjunjët. Bajmak nga jashtë që ecën duke i hedhur këmbët anash. Kalë (viç) bajmak. Lopë bajmake. Grua bajmake. Këmbë bajmake.
2. I pafuqishëm, i thatë, i hollë e i brishtë; i pazhvilluar mirë fizikisht; i ligur, kockanjar, kockë e lëkurë. Kish mbetur bajmak.
3. fig., keq. Budalla, torollak; fyell nga mendja, hu gardhi.
4. fig., keq. Shpirtvogël, shpirtngushtë e grindavec.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: i shtrembër, shtrembaluq, shtrembanik, shtremb, i pafuqishëm, i thatë, i ligur, kockanjar, budalla, torollak, shpirtvogël.
BAJMÁKTHI ndajf., bised. Duke i hedhur këmbët anash ose duke i përpjekur (për mënyrën e të ecurit). Ecën bajmakthi.✱Sin.: shtrembër, vëngthi, shulthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë