Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÁJG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e padobishme e ushqimit që nxjerrin jashtë lopët, kuajt, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bagëtish. Bajga të thata. Bajgë lope. Erë bajge. Tym bajgash. Kasolle e lyer me bajga. E leu me bajga. Ndezën zjarrin me bajga. As rigoni s’bëhet lis, as bajga nuk bëhet fis. (fj. u.).
2. keq. Njeri i pistë, ai që nuk e mban veten të pastër.
3. bised., shar. Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa karakter dhe i pacipë; bajgë ahuri. Bajga bajgën s’e heq, burri e heq bajgën. (fj. u.). Bajga bajgën do. (fj. u.).
♦ Bajgë ahuri përb. vulg. njeri pa vlerë e i keq, të cilit nuk ke dëshirë t’i rrish afër; njeri që nuk bën asgjë të dobishme, që nuk i hyn në punë askujt dhe asgjëje; vezë e prishur përb. Bajgë mbi bajgë përçm. vulg. njeri shumë i shëmtuar, dikush që nuk shikohet me sy, të vjen pështirë ta shikosh; ujk me brirë bised.; ibret i dynjasë (i dheut) përçm.; e ka turirin dy tulla e një plithar (dikush) përçm. Iu bë bajgë (dikujt) bised. iu nënshtrua plotësisht, iu qep e i lëpihet për t’i bërë qejfin; iu bë baltë; iu bë opingë; iu bë lepitkë; i lëpin bythën përb. vulg. M’u bë bajgë pas opinge (dikujt) bised. m’u ngjit nga pas e nuk më ndahet; më mërziti shumë; m’u bë baltë pas këpuce; m’u bë ferrë; m’u bë rrodhe. Ia bëri bajgën (dikujt a diçkaje) bised. e braktisi pa e çarë kokën fare për të. S’më digjen bajgat (për dikë) mospërf. vulg. nuk bëhem merak fare për dikë, nuk dua t’ia di se ç’thotë a ç’bën ai, aq më bën; nuk më ftohen fasulet; nuk më bëhet vonë; nuk më prishet gjiza. E holloi bajgën (dikush) keq. është shumë i sëmurë, është në prag të vdekjes; po heq shpirt; i ka të pakta bukët; i ka ditët të numëruara; ta lë shpirtin në dorë; kund. e trashi bajgën tall. vulg. Ia la bajgat (dikujt) tall. vulg. iku papritur e fshehurazi nga dikush dhe as që u bë merak për të; i iku nga duart papritur; mori ç’mundi, përfitoi sa mundi prej dikujt e u zhduk; ia la pendët në dorë iron. ia la puplat (në dorë); ia la lëpendrat në dorë; i la patkonjtë; i la shëndenë. T’i lë bajgat nën thonj (dikush) keq. është shumë i lig e i pabesë, ta bën fshehurazi të keqen, ta lë të keqen në derë; veç bishti (i qenit) i mungon (dikujt) keq.; u lëshon baltë varreve përçm. E lëshon bajgën (ku të mundë) (dikush) bised. 1. Nuk ka kujdes fare, nuk di as vetë se ç’bën; e bën një punë shkel e shko. 2. Flet pa u menduar, nuk i peshon fare fjalët; i lëshon fjalët pa doganë. (E lëshon) si *lopa bajgën (dikush) bised. I marrin bajgat *zjarr (dikujt) tall. vulg. E trashi bajgën (dikush) tall. vulg. u përmirësua nga shëndeti; filloi të dalë nga gjendja e keqe, nuk është si më parë; erdhi në fije; e mori veten; kund. e holloi bajgën keq.
BÁJGËT (i, e) mb. Që është bërë a është lyer me bajgë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BAJGÁN,~E mb., shar. 1. Që është i lyer me bajga, i bajgosur.2. I pistë, i ndotur.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.✱Sin.: i bajgosur, i ndotur, i ndyrë, i zhyer, i pap…
Shfaq përkufizimin e plotë →BAJGÍTUR (i, e) mb. Që është i fëlliqur me bajga, i pistë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BAJG/ÓHET vep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Bajgoset.
Shfaq përkufizimin e plotë →BAJG/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kal. dhe jokal., vet. v. III Bajgos.
Shfaq përkufizimin e plotë →BAJGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Kosh i madh i lyer jashtë e brenda me bajga dhe me baltë, që përdorej për të mbartur drithë. Një bajgore misër.
Shfaq përkufizimin e plotë →BAJGÓS vep., ~I, ~UR 1. jokal. Bën a lëshon bajga. Bajgosi lopa.2. kal. Fëlliq a fëlliqet me bajga (për bagëtinë e trashë). Bajgosi grazhdin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BAJGÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem a përlyhem me bajga.2. vetv., vet. v. III I shkon bark (për bagëtinë e trashë). Janë bajgosur delet.3. pës. e BAJGÓS.
Shfaq përkufizimin e plotë →BAJGÓSJ/E,~A f., bised. 1. Veprimi kur bajgos diçka (bagëtia e trashë) a kur bajgosem; përlyerje me bajga, fëlliqje.2. Gjendja kur bajgoset diçka a kur bajgosem.3. mjek. Të shkuari…
Shfaq përkufizimin e plotë →BAJGÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Brumbull1. Bajgush plehu.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë