Fjalori
BAGAZH

BAGÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Plaçka e sendendryshmefuturavalixhe, të mbështjella etj., që dikush merr me vete kur udhëton. Bagazhet e dorës. Vend (vagon) për bagazhe. Dhoma e bagazheve. Biletë bagazhi. Ngarkoj bagazhin.
2. fig., libr. Tërësia e njohurive, e pikëpamjeve etj. që ka fituar ose që zotëron një njeri; tërësia e elementevepërbëjnë përmbajtjen e një vepre, të një veprimtarie etj. Bagazh teorik (shkencor). Bagazh i pasur. Bagazh njohurish (idesh, pikëpamjesh).


Rezultate të ngjashme

BAGAZHÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punonjës i thjeshtë hoteli që mbart bagazhe dhe përcjell mesazhe për klientët. Bagazhist i aeroportit. Bagazhist në port. Bagazhistët kujdesen për ngark…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BAGAZHMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend i bagazhit (në mjetet e transportit). Bagazhmbajtëset e avionit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.