Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BACARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Lakror që bëhet me miell misri dhe me presh, me hithra ose me lakra të tjera; pispili. Bacarak me presh (me lakra). Bacarak i shijshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →BACARÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Bacarak.
Shfaq përkufizimin e plotë →BACARÚNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gështenjë e pjekur dhe e qëruar. Një grusht bacarunga.2. fig. Grua a vajzë e shëndoshë dhe e bukur; bardhokë, bardhishkë. - Bacarunga e nënës!
Shfaq përkufizimin e plotë →BACALÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Bacë; xhaxha. - A u lodhe, o bacalok?2. keq. I thuhet dikujt kur e kundërshton me të butë për diçka. - Jo, more bacalok, s’më ke për ato punë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BACÁN,~E mb. Që ka turinj të bardhë, bardhok. Dash bacan.
Shfaq përkufizimin e plotë →BACÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dash a qengj me turi të bardhë.2. fig., mospërf. Njeri që nuk i zë dora asgjë, ai që nuk di të bëjë asnjë punë, ujë i fjetur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë