Fjalori
BABUNE

BABÚN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë druri e rrumbullakët dhe me një vesh, që nxë rreth dhjetë kg dhepërdoret si masë drithi; karroqe. Dhjetë babune grurë. Matbabune. E ka kryet sa një babune (dikush) është kokëmadh. Ço koshare, ul babune, fiku zoti dy katunde. (fj. u.).
2. Lloj koshiformë konikelyer me baltë nga jashtë dhe me një si folepjesën e përparmefund, ku mbaheshin bletët. Hajde e lumja, hyn në babunë, / Se po të këndojnë me gra e me fëmijë, / Hajde, bijëkonak të ri. (folk.).
Sin.: dume, koshiqe, sheke.
E bën okën babune (dikush) e shton, e zmadhon diçka jashtë mase, e tepron; e bën mizën (pleshtin) buall; e bën vezën deve. Ia ktheu borxhin me babune (dikujt) ia mori hakun me të tepërt, e shpagoi me të tepërt për atë që i kishte bërë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.