Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÁBO,~JAI f. sh. ~, ~T 1. Gjyshe; stërgjyshe; plakë. Përqafoj babon. - Moj babo, ç’bën atje? / - Bëj një petë me arme. (folk.). Këndo pak, mos këndo shumë, / Sa të vëmë babon në gjumë. (folk.).
2. vjet. Grua që priste foshnjën dhe ndihmonte lehonën në lindje, duke bërë punën e mamisë me mënyra e me mjete primitive; babitëse. - Nuk jam babo që pres lindjet! Shumë babo e mbytin fëmijën. (fj. u.).
BABÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT fëm., përk. Babush1.
Shfaq përkufizimin e plotë →BABÓL/Ë,~A m. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Neverita didyma) Kërmill deti me trup të rrumbullakosur e pa majë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BABOVÍT (BABOVÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Rregulloj, qeveris shtëpinë, amvis. Babovita shtëpinë.2. I jap dikujt të hajë, e vesh dikë, e mbath, e bëj gati. Mezi i baboviste fëmijët.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BABOVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Rregullohet, amviset.2. vetv. Bëhem gati, vishem e mbathem.3. pës. e BABOVÍT.
Shfaq përkufizimin e plotë →BABOVÍTJ/E,~A f. Veprimi kur babovit dikë a diçka; ndreqje, rregullim. Babovitja e shtëpisë (e fëmijëve).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë