Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BABILÓNAS,~E mb. 1. I Babilonisë; që lidhet me Babiloninë, me banorët a me vendësit e saj. Popujt babilonas. Kalendari babilonas. Gjuha babilonase. Astronomia babilonase. Letërsia (epika) babilonase. Mbreti i fundit babilonas. Mjekësia e lashtë babilonase.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Kultura e babilonasve. Për babilonasit Viti i Ri fillonte me pranverën.
BABILONÍ,~A f., fig., keq. Gjendje ku mungon rregulli, pështjellim i madh; kaos. U bë babiloni për hiçgjë. Në atë babiloni s’e njihte qeni të zotin.✱Sin.: pështjellim, çrregullim, …
Shfaq përkufizimin e plotë →BABILONÍK,~E mb. I Babilonisë; që lidhet me Babiloninë. Trojet babilonike. Kulla babilonike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë