Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BABÁ,~I m. sh. ~LLÁRË, ~LLÁRËT 1. Burri i martuar kundrejt fëmijëve të vet; burrë që ka ose që ka pasur fëmijë; atë. Babai dhe nëna. Baba e bir. Baba dëshmori. Emri i babait. Babai i kreshnikëve. Baba i gjetur burrë i nënës kundrejt fëmijës, që e ëma e ka lindur me burrë tjetër, njerk. Shtëpia (dera) e babait. U bë baba. Unë s’qava beharë, jo të qaj babanë. (fj. u.). Kur qava nënë e baba, pashë mik edhe vëlla. (fj. u.). Pyetën mushkën cilin ka baba, “Kam dajo kalin”, tha. (fj. u.). Culli me dy baballarë mbetet pa kësulë. (fj. u.).
2. vet. sh. Brezi i mëparshëm, paraardhësit, etërit, të parët. Varret e baballarëve tanë. Në gjurmët e baballarëve. Na e kanë lënë amanet baballarët.
3. vet. sh., vjet., iron. Paria e vendit që e mbante veten si ajka e shoqërisë. Hiqeshin si baballarët e kombit.
4. libr. Themeluesi i një fushe të dijes ose nismëtari a udhëheqësi kryesor i një veprimtarie ose i diçkaje tjetër. Babai i filozofisë (i mjekësisë). Herodoti është quajtur babai i historisë.
5. fet. I pari i një teqeje bektashinjsh. Babai i teqesë. Baba Sadiku.
6. vet. nj. Përdoret për vjehrrin (nga nusja e nga dhëndri) ose para emrit të një njeriu të moshuar, në shenjë nderimi. Baba Petroja.
7. bised. Përdoret për t'iu drejtuar bashkëbiseduesit në mënyrë familjare, të afrueshme e me përkëdheli.
✱Sin.: atë, tatë, lalë, babush.
♦ I bëhem *nënë e baba (dikujt). Bëmë baba të të ngjaj thuhet kur fëmija ngjan shumë me prindin në pamje, në sjellje etj.; dardha nën dardhë bie; hiq e vër atë vetë. Ca të babait e ca të njerkut shih ca të nënës e ca të njerkës. Eja (hajde) baba të të tregoj (të të rrëfej) arat (vreshtin)! iron. shih i tregon (i rrëfen) babait arat (dikush) iron. Ta ha babanë në *vesh (dikush). Me *kalin e babait shaka. Kërkon mushka babanë tall. thuhet për një njeri të drejtë e të çiltër, që s’di dredhi, që është i padjallëzuar; nuk di leqe (dikush); kund. ka lindur përpara shejtanit (dikush) keq. (Që) në *kohën e baba Qemos. Sikur të më ngjallet babai (nga varri) bet. kurrsesi, në asnjë mënyrë; edhe sikur nëna të më ngjallet; sikur edhe vëllai të më lindë! Për *shpirt të babait. I tregon (i rrëfen) babait arat (dikush) iron. i shpjegon një tjetri diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet; përpiqet t’i mësojë një gjë që ai e di më mirë dhe para tij; eja baba të të tregoj arat (vreshtin)! iron.; i shet kastraveca bostanxhiut! iron.; mëson veza pulën! iron.; unë në Stamboll, ti më tregon minaretë!
BABÁ,~U m., mit., arb. Qenie përrallore, që përfytyrohej me trup jashtëzakonisht të madh e me pamje të shëmtuar e të frikshme; përbindësh, mosmerë.
✱Sin.: përbindësh, mosmerë, lubi, shkërbe, gogol, lugat.
BÁB/Ë,~AI m. sh. ~ALLÁRË, ~ALLÁRËT 1. Baba. Baba e nëna. Derë babe. E kam babë. Burrin trim beqar e more, / Nënë e babë seç i gëzove. (folk.). U rritsh, o bir, me nënë e me babë! (ur.). Vëlla prej babe (fig., keq.) njeri i ftohtë, jo i dashur. Babë e djalë - besë e fjalë. (fj. u.). Çka bën baba, heq i biri. (fj. u.). Babë e nënë-diell e hënë. (fj. u.). Nënë e babë dhe motër e vëlla s’të bëhet kush. (fj. u.). Miqtë e babës e kulla e sanës nuk rrejnë kurrë. (fj. u.).
2. vet. nj., bot. Bimë me farë që pllenon një bimë tjetër për të nxjerrë një lloj të ri. Bimë babë. Farë babë.
♦ Babë pas babe shih brez pas brezi. *Gjysh pas gjyshi (e babë pas babe). Të kërkon babën e nënën (dikush) kërkon shumë shtrenjtë, të rrjep keqas; (kërkon) qimet e kokës; ta krip lëkurën përb. S’njeh as babë e as bir (dikush) keq. nuk të përfill, nuk pyet për askënd, as për njerëzit më të dashur; është mosmirënjohës; rrita sorrën e më nxori sytë; të shkel bukën (me këmbë). Sikur i kam vrarë babën (dikujt) keq. më shikon me urrejtje e me armiqësi; nuk do të më shohë me sy edhe pse nuk i kam bërë keq; i janë errur sytë.
BABAHÓV,~E mb., përçm. 1. Që nxehet shpejt, që merr zjarr kot; inatçi, është dy miza e një grerë.2. I pakujdesshëm e i pavëmendshëm, që nuk tregon kujdes për dikë a për diçka; i sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →BABAHÚ mb. Mendjetrashë e i pagdhendur, trashanik, buvesh. Hu, hu, babahu / Merr magjarin shko për dru. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BABALÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Babagjysh.
Shfaq përkufizimin e plotë →BABÁM pasth. Bre, ore. - Hajde, babam, hajde!
Shfaq përkufizimin e plotë →BABANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Sedum maius; Sedum maximum; Semprevivum tectorum) Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë, me gjethe gjatoshe e të dhëmbëzuara, me lu…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁBAS ndajf. Lojë vajzash, ku njëra bën rolin e babait. Luajnë babas.
Shfaq përkufizimin e plotë →BABAÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool., bised. Merimangë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BABAZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. 1. Baba fatkeq, që është për t'i qarë hallin; i shkreti baba, i ziu baba. - Ç’e gjeti babaziun!2. Baba që nuk është i zoti të kryejë detyrat atër…
Shfaq përkufizimin e plotë →BABÁÇ,~E mb. 1. I drejtë e i padjallëzuar, i çiltër, i dashur; i ka sahanët pa kapak.2. Shpirtmirë, baballëk, babaxhan; që e ka zemrën qelibar. Burrë babaç. Grua babaçe.3. si em. m…
Shfaq përkufizimin e plotë →BABÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Emër me të cilin i drejtohemi babait ose gjyshit në familje me dashuri e përkëdheli. Djali i babaçes. - Të pastë babaçja!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë