Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BËRTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Bërtitje, britmë, britje, të britur; e qarë. Ndihet bërtima e fëmijëve. - Ç’qe ajo bërtimë? Bërtimë e madhe. Dëgjova një bërtimë dhe një krismë në tokë. Ajkuna lëshon bërtimën grarishte: - Qyja, mbeta nënë e padjalë!
2. E bërtitur; qortim. - Jo me bërtimë, ai merr vesh me të mirë.
3. Ankesë e fortë, pakënaqësi, kundërshtim. - E kush po pyet për bërtimën tonë!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë