Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BËRRÝLËS,~E mb. 1. Që përpiqet të bëjë përpara në jetë duke mënjanuar të tjerët; që arrin atje ku do në mënyrë jo të ndershme, duke u vënë bërryla të tjerëve; që përdor çdo mjet për të zënë një pozitë, që çan me bërryla, bërrylaç.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Bash në këtë katrahurë, në krye janë bërrylësat.
BËRRÝL mb., fig., përçm. I paditur, i pamësuar, i trashë nga mendja, rrotë mulliri. Është krejt bërryl.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRÝL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Vendi ku përthyhet krahu, ana e jashtme e nyjës ku lidhet llëra me pjesën e poshtme të krahut; pjesë e mëngës së një rrobe që mbulon këtë vend të krahut…
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Kthesë rruge ose lumi, bërryl. Bërrylak i hapët (i gjerë, i ngushtë). Bërrylak rruge (lumi). Bërrylaku i fundit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÁN,~E mb. 1. Dinak, dredharak, që ta shet lëmin me gjithë byk. Njeri bërrylan. Fjalë bërrylane.2. I kamur, i pasur; i fortë, i fuqishëm. Është burrë bërrylan.3. si em. m. e f…
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Bërryl2. Matanë atij bërrylani.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRÝLAS ndajf. 1. Ijas, anash. Eci bërrylas. I doli rrymës së lumit bërrylas.2. fig., keq. Duke përdorur çdo mjet për t’ia arritur qëllimit, me bërryla. Ka çarë bërrylas në jetë.✱…
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÁÇ,~E mb., keq. 1. Bërrylës.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bërryloj diçka; përkulje në trajtë bërryli e tubit etj.2. Kthesë, lakim i rrjedhës së lumit, bërryl.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRÝLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Këmba e parë e bagëtisë së therur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRÝLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Bërrylëz3. Ndenjëse me bërrylka.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BËRRYL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bën bërryl; kthehet në trajtë bërryli. Matanë përroit rruga bërrylohet.2. vetv. Shtyhem me bërryla. U bërryluan në sporteli…
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÓJ,~I m. sh. ~A, ~AT Njeri shumë i zoti, por dinak e i djallëzuar, që të bën atë që s’ta pret mendja; thëngjill i mbuluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj si bërryl. Bërryloj tubin.2. jokal., vet. v. III Bën bërryl; kthehet si bërryl. Përroi bërrylon më tutje.3. fig., përb., kal. Shmang një ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÓR,~E mb. 1. Në trajtë bërryli, si bërryl. Zgjatim bërrylor. Bosht bërrylor. Kyçës bërrylor.2. Që ka shumë kthesa, me lakadredha. Rrugë dhish bërrylore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Rrugë me kthesa, me lakadredha, bërrylak. Po ngjitej bërryloreve.2. Kthesë e rrjedhës së lumit. Lumë me shumë bërrylore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRÝLTË (i, e) mb. Që ka formën e bërrylit, si bërryl.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLÚAR (i, e) mb. Që është bërryluar, që ka bërryluar; i kthyer në trajtë bërryli.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRÝLÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbështetëse e krahut të karriges, të kolltukut etj., bërrylkë. Ndenjëse me bërrylçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRÝLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Këllëf elastik zakonisht prej lënde të butë sintetike, që mbron gjithë sipërfaqen e bërrylit, lehtëson dhembjet, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe s…
Shfaq përkufizimin e plotë →BËRRYLËZÓ/J vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bërryloj3. I bërrylëzonin të rinjtë që të çanin përpara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë