Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BËRCÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. I vogli i peshkut; peshk i vogël, i parritur. Laheshin në hurdha e zinin bërcakë.
2. zool. (lat. Abramis ballerus) Koce e përhapur në ujërat e Evropës dhe të Azisë, që arrin deri dyzet e pesë cm gjatësi.
3. zool. (lat. Mugil cephalus, Squalus cephalus) Peshk i ujërave të ëmbla, i familjes së krepve, me pendët e barkut në ngjyrë të kuqe e me peshë deri në dy kg; pendëkuq. Në Drinin e Bardhë rriten shumë bërcakët.
4. kopsht. Kungull i vonë, i paarrirë, që përdoret si ushqim për lopët. Bërcaku as nuk zihet e as nuk piqet. (fj. u.).
5. fig., mospërf. Djalë shtatpakët e i pazhvilluar mirë. S’është bërë për nuse ai bërcak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë