Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BËLTÚCUR (i, e) mb. 1. Që është ngjeshur shumë; i shtypur fort e i bërë si qull.
2. Që është bërë me gropë nga goditja. Enë e bëltucur.
3. fig. Që s’ka fuqi fare, që i kanë rënë këllqet, i dobësuar e i pafuqishëm. Plak i bëltucur.
4. fig. I trembur, i tronditur, i frikësuar shumë, që i dridhen gjunjët nga frika. I bëltucur nga frika.
BËLTÚC vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngjesh shumë; shtyp fort diçka sa të bëhet si qull a si pelte. Bëltuci bukën. - Ta bëltuca kryet!
2. Shtyp ose godit diçka në një vend dhe e bëj me gropë. Bëltuc një enë metalike.
3. fig. I shtie frikën dikujt menjëherë e papritur; tremb, tromaks. - Mos i bëltuc fëmijët!
✱Sin.: zbut, butësoj, brumëzoj, zbrumoj, brydh, mbrydh, squll, dyllëçit, qulltoj, tutëloj, sqaqet.
BËLTÚC vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngjesh shumë; shtyp fort diçka sa të bëhet si qull a si pelte. Bëltuci bukën. - Ta bëltuca kryet!2. Shtyp ose godit diçka në një vend dhe e bëj me grop…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BËLTÚC/EM jovep., ~(u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zbutet shumë, shtypet e bëhet si qull a si pelte, squllet. U bëltucën dardhat.2. vetv., vet. v. III Shtypet në një vend, bëhet gr…
Shfaq përkufizimin e plotë →BËLTÚCJ/E,~A f. 1. Veprimi kur bëltuc diçka; ngjeshje a shtypje e diçkaje derisa bëhet si qull.2. Gjendja kur bëltucemi; dobësim; rënie e fuqisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë