Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AZHURN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Shtyj për një kohë tjetër, shtyj për më vonë. Azhurnoj ndeshjen (lojën). Azhurnoi punimet.
2. E plotësoj dhe e pasuroj (një punim, leksion, raport etj.) me të dhënat e fundit për një çështje, e sjell një vepër në nivelin e sotëm të dijeve; përditësoj. Azhurnoj leksionet. Azhurnoj dokumentet zyrtare. Azhurnoj llogaritë. Azhurnoj listën e pasurive financiare.
3. inf. Përditësoj, përmirësoj, rifreskoj informacionin, të dhënat ose një sistem; mbaj një dokument, program ose sistem në përputhje me versionet e reja ose informacionet e fundit. Azhurnoj kompjuterin. Azhurnoj faqen zyrtare. Azhurnoj sistemin e alarmit.
✱Sin.: përditësoj, përmirësoj, rifreskoj, pajis.
AZHURNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Përditësim, rifreskim ose përmirësim i diçkaje, si informacion, të dhëna, softuer apo sistem, me qëllim që të mbetet në përputhje me zhvillimet më …
Shfaq përkufizimin e plotë →►AZHURN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Njihem me të rejat e fundit të një fushe të diturisë; pajisem me të dhënat më të fundit për një çështje. Azhurnohem me të rejat. …
Shfaq përkufizimin e plotë →AZHURNÚAR (i, e) mb., libr. I përditësuar. Raport i azhurnuar. Listë e azhurnuar. Program i azhurnuar. Softuer i azhurnuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë