Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AVULLÚES,~I m. sh. ~, ~IT Pajisje ose lëndë që mundëson avullimin duke e shndërruar një lëng në avull përmes ngrohjes ose përmes zvogëlimit të trysnisë për qëllime të ndryshme. Avullues praktik. Avullues elektronik (digjital). Avulluesi në sistemin e kondicionimit. Avullues për përqendrimin e tretjeve kimike.
AVULLUESHMËRÍ,~A f., spec. Aftësia për t’u avulluar; shkalla e avullimit. Shtohet (pakësohet) avullueshmëria.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVULLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të avullohet; kund. i paavullueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVULLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të kthehet në gjendje të gaztë; që avullohet shpejt. Lëndë e avullueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVULLÚAR (i, e) mb. 1. Që është kthyer në avull, që është shndërruar në gjendje të gaztë. Ujë i avulluar. Lëngje të avulluara. 2. Që lëshon avull nga të nxehurit; i djersitur. Jam …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë