Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AVULLÚAR (i, e) mb. 1. Që është kthyer në avull, që është shndërruar në gjendje të gaztë. Ujë i avulluar. Lëngje të avulluara.
2. Që lëshon avull nga të nxehurit; i djersitur. Jam avulluar nga vapa.
3. Që ka zënë një cipë avulli, që është i veshur si me mjegull. Xham i avulluar. Syze të avulluara.
4. tek. Që është përpunuar me avull. Dru i avulluar. Kungull i avulluar (i zier me avull).
5. euf. Që ka humbur, që është shmangur a mënjanuar; që është vjedhur. Sa e pashë e sa u avullua djali. Iu avulluan paratë nga xhepi. Qeveria i avulloi pensionet.
AVULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kthej në avull, kthej në gjendje të gaztë duke e valuar (për lëngjet). Avulloj ujin.
2. tek. Përpunoj diçka me avull. Avulloj drurin.
3. krahin. Djeg gjithë bimët e një toke dhe u shkul rrënjët para se ta hap rrah. Avulloj rrahun.
4. jokal., vet. v. III Kthehet në avull ose në gaz, bëhet avull, avullohet. Avullon uji. Avullon benzina.
5. jokal. Nxjerr avull. Avullon toka. Avullojnë rrobat. Më avullon trupi.
♦ Më avullon *koka (kryet).
AVULLÚES,~E mb. Që bën avullimin e një mjedisi etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVULLÚES,~E mb. Që lëshon avull nga të nxehtët; që ka të bëjë me avullimin, i avullimit. Toka avulluese. Sipërfaqja avulluese.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVULLÚES,~I m. sh. ~, ~IT Pajisje ose lëndë që mundëson avullimin duke e shndërruar një lëng në avull përmes ngrohjes ose përmes zvogëlimit të trysnisë për qëllime të ndryshme. Avu…
Shfaq përkufizimin e plotë →AVULLUESHMËRÍ,~A f., spec. Aftësia për t’u avulluar; shkalla e avullimit. Shtohet (pakësohet) avullueshmëria.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVULLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të avullohet; kund. i paavullueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →AVULLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të kthehet në gjendje të gaztë; që avullohet shpejt. Lëndë e avullueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë