Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÁV/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Ajër i ngrohtë ose erë e ngrohtë që të zë frymën; zagushi. Avër e madhe (e keqe). Bën (është) avër.
2. Afsh i nxehtë, afsh zjarri; vapë. Të djeg avra. Ndiej një avër në trup.
3. Erë e hollë dhe e ftohtë, ngricë. Fryn një avër.
✱Sin.: afsh, vapë, zagushi, vapë, nxehtësi, erë, thëllim, acar.
AVRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ënjtje a skuqje nga të ftohtët a nga thëllimi. I kishte skuqur hundën avrimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë