Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AVLLÍ,~AI f. sh. ~, ~TË [AVLÍ,~A] 1. Mur që rrethon oborrin ose një copë toke rrotull shtëpisë. Avlli e lartë. Mur avllie. Shtëpi me avlli. Kapërcej avllinë. Rrethoj me avlli. Hipi mbi avlli. Shemb avllinë.
2. Oborr i rrethuar me mur. Avllia e shtëpisë. Në mes të avllisë. Hyj (dal) në avlli. Rri në avlli. Pastroj avllinë.
♦ I bën drita avllia (dikujt). S’e kapërcen (s’e kalon) avllinë (dikush) shih s’ka dalë nga pragu (dikush).
AVLLÁQ,~I m. sh. ~E, ~ET [AVLLAQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Lehe ose copë e vogël toke e mbjellë me perime, vllajë. Avllaq me qepë. Mbolla dy avllaqe hudhra.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë